2009-08-15 13:13:20

Të ngjiturit e Zojës në qiell: historia e dogma e festës.


(15.08.2009 RV)Sot Kisha katolike kremton solemnitetin e ngjitjes së Zonjës së Bekuar në qiell. Festa filloi të kremtohej nën papninë e Sergjit I (687-701), i cili pati organizuar edhe procesionin e parë, që nisej nga Kisha e Shën Adrianit në Foro për të arritur në bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku nderohet ikona e lashtë e Shën Marisë, shpëtimi i popullit romak. Procesioni organizohej natën. Ishte natë e jashtzakonshme për Romën, që ndriçohej sa nga yjet e panumërt të gushtit, aq nga flakëzat e qirinjve të besimtarëve. Të dukej sikur qielli e tokë lidheshin së bashku me fjongon e flakëzave. Një procesion i tillë vijoi të organizohej deri në fund të shekullit XVI, kur papa Piu V (1566-72) vendosi ta ndërpresë, për të rifilluar sërisht gjatë viteve shenjte 1925 e 1931.
Në vitin 1950, Papa Piu XII, me bulën "Munificentissimus Deus", shpalli dogmën e të ngjiturit të Zonjës së Bekuar në qiell, gjë që i dha hov të ri kremtimit të festës e cila, edhe para dogmës, qe gjithnjë tepër e vlerësuar në pëshpirtërinë popullore.







All the contents on this site are copyrighted ©.