2009-08-13 17:49:31

Nën shenjën e Marisë, mitingu i të rinjve të Shoqatës ‘Vepra e dashurisë”.


(13.08.2009 RV)RealAudioMP3 Afrohet 15 gushti, kulmi i stinës së nxehtë e njëkohësisht, një nga kulmet e festave kushtuar Zojës së Bekuar: Të Ngjiturit e Saj në Qiell. Fryma e festës ka nisur të ndjehet në të katër anët e botës me lutje, manifestime të përshpirtërisë popullore e me forma të tjera tradicionale të devocionit marian.
E është pikërisht figura tejet tërheqëse e Marisë, Nënës së Jezusit, që frymëzoi sivjet edhe mitingun e 18-të ndërkombëtar të të rinjve të Shën Martinit të Shios, në Viçentino të Italisë, organizuar nga Shoqata ‘Vepra e Dashurisë’.
Që sot, të rinj nga mbarë Evropa u mblodhën për të shkëmbyer përvojën e tyre mbi vlerat e jetës së krishterë, përmes lutjeve, katekizmit, dëshmive, muzikës. Do të rrijnë bashkë deri të dielën ardhshme.
Në mikrofonin tonë, Lino Eupani, i komitetit organizator të mitingut, flet për vlerat e manifestimti marian:

Pyetje: - Si lindi ky manifestim?

Përgjigje: - Lindi posaçërisht nga dëshira për t’u takuar me të rinjtë e për t’i ndihmuar të gjejnë fenë – për kë e kishte humbur - për të ecur në një rrugë më të sugurtë shpirtërore, përmes rizbulimit të devocinit marian si dhe për t’u takuar me Marinë, në mënyrë të posaçme, duke iu kushtuar Zemrës së Saj. I gjithë mitingu është përpjekje për t’i ndihmuar të rinjtë për këtë, me të gjitha mjetet: me muzikë, opereta, por kryesisht me shumë, shumë lutje, për t’i afruar me gjithë zemër tek Zoja e Bekuar, me vetëdijen se me Të mund të ecim më të sigurtë në rrugën tonë të fesë.

Pyetje: - Gjatë këtyre katër ditëve, ndërmjet veprimtarive të tjera, pritet sidomos etapa e Festivalit ndërkombëtar të muzikës së krishterë 2009…

Përgjigje: - Ku takim tashmë është i përhershëm: këtu jemi në shtëpi tonë, sepse Festivali organizohet nga Radio Kolbe. Sivjet kemi artistë tepër interesantë, ndërmjet të cilëve, Giada Nobile nga Roma, që mori pjesë në operetën ‘Nënë Tereza”.

Pyetje: - Shoqata juaj është e lidhur fort me devocionin për Zojën e Bekuar. Si lindi?

Përgjigje: - Kjo lindi shumë vjet më parë, aty nga ’85-sa, kur themeluesi ynë, Renato Baron, që u nda nga ne në vitin 2004, përjetoi një çat të jashtëzakonshëm: praninë e Marisë në këto vise. E ne, përmes themeluesit tonë, që pati këtë dhanti kaq të madhe, rizbuluam vlerën e pranisë së Zojës së Bekuar e, posaçërisht, ndihmën e pakursyer që i jep secilit nga ne, sidomos në këto kohë të vështira për të gjithë.







All the contents on this site are copyrighted ©.