Presione ndërkombëtare mbi Teheranin, pas shkandullit të torturave kundër opozitorëve
të burgosur.
(11.08.2009 RV)Regjimi iranian vijon të jetë nën presion, për shkak të jehonës
ndërkombëtare të krizës së brendshme politike, në sa në burgjet e Teheranit ndodhen
tre amerikanë e një franceze, bashkëpunëtorja shkencore e Universitetit, Klotildë
Reis. E thellë indinjata ndërkombëtare, që i kundërvihet me forcë torturave e dhunës
së ushtruar mbi anëtarët e opozitës iraniane, arrestuar pas trazirave të qershorit.