2009-08-12 18:09:09

Mianmar: bashkësia ndërkombëtare kërkon lirimin e menjëhershëm të Aung San Suu Ki


(11.08.2009 RV)Të ashpra, reagimet ndërkombëtare kundër juntës birmane për dënimin e ri të Çmimit Nobel për Paqen, Aung San Suu Ki. Indinjata ndërkombëtare vijon të përhapet. Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, kërkon, njëzëri me Bashkimin Evropian e OKB-në, lirimin e menjëhershëm e pa kushte të udhëheqëses së opozitës si dhe të të dënuarëve të tjerë politikë. Vetëm Kina e mbron juntën birmane dhe kërkon të respektohet sovraniteti gjyqësor i Mianmarit.
Mbi këtë ngjarje, që vijon të ndiqet me interes e shqetësim të thellë nga opinioni botëror, të dëgjojmë, në mikrofonin tonë, Karlo Korracën, drejtor i Zyrës së Bashkimit Evropian për marrëdhëniet ndërkombëtare:

Përgjigje: Bashkimi Evropian u bazua mbi rindërtimin e të drejtave themelore, prandaj është mjaft normale që, përballë shkeljes së parimeve të ndryshme, ndërmjet të cilëve, mbrojtja e prijësve, dmth e një problemi të demokracisë, të reagojë në mënyrë të ashpër e të vendosur. Problemi, pastaj, ka të bëjë me pasojat që do të ketë në këndvështrimin tregtar Birmania, ku edhe kështu nuk mungojnë vështirësitë. Kjo është arma jonë e butë. Ne jemi fuqia e parë tregtare në botë. Prandaj, në këtë drejtim na e kanë frikën, kur e marrim punën seriozisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.