2009-08-11 17:16:35

Mianmar: 18 muaj arrest shtëpijak për Aung San Suu Kui


(11.08.2009 RV)Gjykata e Mianmarit e dënoi liderën e opozitës birmane, Aung San Suu Kui për shkeljen e ligjit mbi sigurinëshkelje të ligjit për sigurinë e brendshme, një vendim që padyshim do të përkeqësojë marrëdhëniet e juntës ushtarake të vendit me Perëndimin dhe do ta izolojë akoma më shumë regjimin.Sipas vendimit, që u mor sot paradite, kundërshtarja e regjimit u dënua me tri vjet heqje lirie, por më pas junta ushtarake në fuqi e ndryshoi dënimin me 18 muaj arrest shtëpijak, në shtëpinë e saj në Rangun.
Ndërsa amerikani Xhon Jetav, i cili në majin e kaluar u takua me Çmimin Nobel për Paqen, në shtëpinë e saj, u dënua me 7 vjet burgim e me punë të detyruar.Shpallja fajtore e lideres së opozitës pritej prej kohësh, ndërkohë që kritikët deklarojnë se vendimi u mor nga regjimi ushtarak për ta mbajtur Suu Kyi larg zgjedhjeve të përgjithshme, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.