2009-08-10 17:52:17

Iran: Pasdaranët kërkojnë proces për Khatamin, Musavin e Karrubin


(10.08.2009 RV)Thellohet më tej kriza politike iraniane, pasi autoritetet e Teheranit pranuan se kanë torturuar disa nga kundërshtarët e burgosur pas zgjedhjeve të 12 qershorit. Por kreu i zyrës politike të Pasdaranit, siç quhet milicia islamike, shyllë kryesore mbi të cilën mbështetet presidenti Mahmod Ahmadinexhad, ultrakonservatori Jadullah Javani, kërkoi të hapet proces gjyqësor kundër tre krerëve të opozitës: ish-presidentit Mohamad Khatami dhe dy kandidatëve reformistë të mundur në zgjedhje, Musavi e Karrubi.







All the contents on this site are copyrighted ©.