2009-08-08 14:45:44

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 19-të “B”


(08.8.2009 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 19-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës.
Kujdesuni jo për ushqimin që prishet, po për atë që qëndron për jetën e amshuar” (Gjn 6,27). Javën e kaluar, në pjesën e ungjillit Jezusi na la me këtë fjalë, vërtetësia e së cilës është e pohuar në mënyrë paradoksal edhe nga ata persona që nuk besojnë. Albert Camus, ateist, ka shkruar: “Toka nuk i mjafton njeriut”. Roger Garaudy, edhe ai ateist, po thellësisht në krizë, arrin deri tek lutja: “Na ktheni Krishtin. Jeta e tij dhe vdekja e tij na përkasin edhe neve”.
Këto fjalë janë ofshamë ndershmërie. Në të vërtetë, në asnjë njeri mund të shuhet pritja e diçkaje që tejkalon e që shkon përtej kësaj jete tokësore: fjala e Jezusit është kaq e konfirmuar nga eksperienca e njerëzimit të të gjitha kohërave, nga besimtarë e jo besimtarë.
Po si mund të gjejmë e sigurojmë ushqimin që qëndron e siguron jetën e amshuar? Jezusi pohon: “Unë jam buka e gjallë zbritur nga qielli” (Gjn 6,51). Në tjetër rast, Jezusi thotë: “Para se të ishte Abrahami, Unë Jam” (Gjn 8,58). E në darkën e mbramë, duke u lutur, Jezusi shprehet kështu: “ O Atë, bota nuk të njeh, por une ty të njoh” (Gjn 17,25). E Filipit i përgjigjet: “Filip, kush më ka pa mua, e ka pa Atin. Më besoni: unë jam në Atin e Ati është në mua; nëse jo, së paku besojeni këtë për shkak të veprave të mia” (Gjn 14,9-10).
Kurrë, askush nuk ka folur kështu. Kurrë asnjë themelues religjionesh (fesh) nuk ka pohuar të ketë qenë Biri i Zoti. Prej mëse dy mijë vjetësh, fjalët e Jezusit shkandullojnë e magjepsin: “Krishti është dashur deri në adhurim dhe urrejtur deri në çmenduri”, ka vërejt ndershmërisht Blaise Paskal.
Kuptimi i Fjalëve të Jezusit është i qartë. Thotë Ai: “Unë jam Biri i Zotit, unë jam Jeta e Amshuar që kërkoni, unë jam ajo që çka i mungon paqes tuaj, unë jam Dhurata që Ati ju bën, unë jam Përgjigja problemeve tuaja”. Për atë që beson në Krishtin, këto fjalë konfirmohen rregullisht në jetën e përditshme. Për atë që nuk beson, Krishti mbetët enigmë e Ungjilli dritë e pashpjegueshme. Do të them më shumë: për atë që nuk beson në Krishtin – janë fjalët e Paskalit – jeta e vdekja mbesin të padeshifrueshme”.
Dalin jashtëzakonisht të vërteta fjalët e F. Werfelit, një hebreu bashkëkohor i joshur nga Krishti. Ai ka deklaruar: “Unë njoh vetëm një problem: Kush është Jezu Krishti?”
Përgjigjen në këtë pyetja na ndihmon ta gjejmë Bibla. E tani ti dëgjojmë leximet biblike nga 1Mbr 19,4-8; Ef 4,30-5.2; Gjn 6,41-51 e pastaj komentin e leximeve liturgjike të kësaj së diele nga prifti shqiptar nga Kosova dom Tomë Karrica.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.