Sot me 7 gusht bie 101 vjetori i lindjes së Eqrem Çabejt
(07.8.2009 RV)Me 7 gusht 1908 lindi eruditi Eqrem Çabej, një nga figurat më
të shquara të shkencës, arsimit dhe kulturës shqiptare. Shkollën e mesme e kreu në
Gjirokastër, për të vazhduar studimet e larta për filologji në Klagenfurt, Grac dhe
Vjenë të Austrisë dhe u specializua më pas në gjuhësinë krahasuese indoevropiane.
Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe në folklor, etnografi dhe
histori të letërsisë. U nda nga jeta në 13 gusht 1980. Eqrem Çabej ka publikuar një
sërë veprash, studimesh, monografi, artikuj shkencor. Disa nga publikimet e tij
janë: - "Meshari" i Gjon Buzukut -"Hyrje në Indoeuropianistikë" -"Studimet
etimologjike në fushën e shqipes" -"Hyrja në historinë e gjuhës shqipe" -"Fonetika
historike e shqipes" -"Shqipja në kapërcyell" -"Shqiptarët midis perëndimit
dhe lindjes" -"Fjalor i gjuhës shqipe"
Studime gjuhësore:
- Tekste italo-shqiptare (1935) - Elemente dialektore nga Italia - Marrëdhëniet
midis shqipes dhe rumanishtes - Shprehje dhe frazeologji paralele në gjuhët ballkanike -
Atlasi gjuhësor shqiptar Nga fusha e folklorit dhe e letërsisë mund të përmendim
ndër të tjera: - Kënga e Lenorës në poezinë popullore shqiptare - Zakone dhe
doke të shqiptarëve - Konstandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut - Për gjenezën
e literaturës shqipe - Kulti dhe vijimi i hyjneshës Diana në Ballkan.