2009-08-07 19:39:42

Pakistan: ministri i Jashtëm është mjaft i sigurt për vdekjen e liderit të talebanëve


(07.8.2009 RV)“Është mjaft e sigurt” që Baitullah Mehsud të ketë vdekur. Kështu tha ministri i punëve të Jashtme i Pakistanit, Mehmood Qureshi, duke mos konfirmuar krejtësisht vdekjen e liderit të talebanëve në Vend. Sot, kreu i talebanëve pakistanezë, Beitullah Mehsud, ka mbetur i vrarë në një sulm të trupave amerikane përmes një aeroplani të telekomanduar. Gjatë sulmit është vrarë edhe bashkëshortja e tij. Lajmi është konfirmuar nga njëri prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Mehsudit, pasi është publikuar më parë nga mediat ndërkombëtare. Sipas tij, Mehsud është vrarë të mërkurën, ndërsa është varrosur dje, në fshatin e Maragosa. Mehsud konsiderohej përgjegjës për një sërë atentatesh, përfshirë edhe atentatin ndaj ish-kryeministres pakistaneze Benazir Buto. Ishte kreu i lëvizjes së talebanëve në Pakistan e gëzonte popullaritet të madh në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.