2009-08-07 15:25:35

Më 11 e 12 shtator do të përurohet Selia e re Ipeshkvnore në Prishtinë


(07.8.2009 RV)Pas dy vjet pune, selia e re e ipeshkvit të Kosovës në Prishtinë është në përfundim e sipër dhe pak ditë pas 12 vjetorit të kalimit në amshim të së Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiut e pikërisht më 11 e 12 shtator të ardhshëm do të bëhet përurimi i Kuries ipeshkvnore. Kujtojmë se selia e re e rezidencës dhe zyrave ipeshkvnore të ipeshkvit të Kosovë në Prishtinë, do të transferohet nga Prizreni në Prishtinë, e gjendet në të njëjtin vend, ku më 2005 është vendosur gurthemeli i Kishës Katedrale kushtuar të së Lumes Nënë Terezë, në këndin e bulevardit Nënë Tereza dhe bulevardit Bill Klinton në Prishtinë. Derisa punimet e Katedrales vijojnë, selia e re e ipeshkvit të Kosovës tashmë është gati. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.