2009-08-06 14:58:02

Sot me 6 gusht bie 64 vjetori i bombardimit atomik mbi Hiroshimën


(6.8.2009 RV) “Të kujtosh të kaluarën domethënë të angazhohesh për të ardhmen”: 64 vjet më parë, më 6 gusht 1945 ndodhi bombardimi atomik mbi Hiroshimën, që shënoi ditën tragjike në të cilën njerëzimi zbuloi se është i aftë të shfaros vetveten. Në pak sekonda, 80 mijë persona u shndërruan në pluhur.
Një tragjedi që u përsërit tri ditë më pas, me sulmin atomik mbi Nagasakin, epilogu i konfliktit më të përgjakshëm në njihet që historinë e njerëzimit. “Lufta është vepër e njeriut. Lufta është shkatërrim i jetës njerëzore. Lufta është vdekje”: kështu u shpreh gjatë vizitës së tij në Japoni Papa Gjon Pali II në Parkun e Paqes, aty ku lartohet skeleti i kupolës, simbol i holokaustit bërthamor në Hiroshima.

“Të kujtosh të kaluarën - nënvizoi Gjon Palit II me atë rast - do të thotë të angazhohesh për të ardhmen. Të kujtosh Hiroshimën do të thotë të urresh luftën bërthamore e çdo luftë tjetër. Të kujtosh Hiroshimën do të thotë të punosh për ndërtimin e paqes”. E Papa me atë rast bëri thirrje: “Njerëzimi është i thirrur të bëjë një hap të mëtejshëm para, një hap drejt qytetërimit e urtisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.