(06.8.2009 RV)Situata në Iran mbetët gjithnjë e tensionuar. Në ditën kur presidenti
i zgjedhur Mahmud Ahmedinexhad bëri premtimin në Parlament, opozita u kthye për të
bërë të dëgjohet zëri i saj, me liderët reformistë që e braktisen ceremoninë e me
një sëri manifestimesh në Teheran që u shtypën nga forcat e rendit. Njëri prej liderëve
të opozitës Mehdi Karrubi ka pohuar se autoritetet duhet të autorizojnë protestat
shesheve e të t’i japin fund shtypjes së tyre me forcë. “Përdorimi i metodave të
dhunshme për të shtypur njerëzit - ka nënvizuar Karrubi - nuk do të sjell në asnjë
rezultat të mirë. Një gjendje e sigurisë së imponuar dëmton sigurinë tonë kombëtare.
Arrestimet në masë të personave të moderuar dhe gjykimi i njerëzve në masë, do të
vejnë në rrezik interesat kombëtare të Vendit”. E derisa sekretari i përgjithshëm
i OKB-së, Ban Ki-Mun ka përgëzuar presidentin Ahmedinexhad, SHBA-së jo vetëm që i
janë shmangur qëllimisht të mos dërgonin asnjë mesazh urimi por janë ruajtur e nga
shqiptimi i fjalës president, derisa kanë shprehur admirimin për ata që në Iran vazhdojnë
të besojnë në rezistencën e vazhdueshme. Një deklaratë në këtë drejtim është bërë
nga Hilari Klinton, e angazhuar këtyre ditëve në një udhëtim në Afrikë.