Imzot Gjon Nikollë Kazazi në 257- vjetorin e vdekjes
(05.08.2009 RV) Gjon Nikollë Kazazi lindi në Gjakovë, më 1 janar 1702. Mësimet
e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet teologjike i filloi në Kolegjin Ilirik
të Shën Pjetrit, i vazhdoi në Kolegjin e Shën Palit në Fermo e i kreu ne Kolegjin
Ilirik të Loretos, ku studioi gramatikë, retorikë e filozofi. I nisi studimet
kur ishte djale i ri, 18 vjeç; i kreu në vitin 1727, kur mori edhe titullin doktor
në filozofi e teologji. Po atë vit u shugurua meshtar. 41 vjeç do të shugurohej ipeshkëv
i Shkupit. Sapo u kthye, kryeipeshkvi Mikel Suma, e emëroi misionar ne Prizren. Më
pas kaloi nga Prizreni ne Gjakovë, për shërbim baritor, të cilin e kreu se bashku
me dom Anton Teodorin. Me që dallohej per zgjuarsi dhe aftësi te veçantë, imzot
Suma e emëroi dom Gjonin vikar të përgjithshëm. Pas largimit të imzot Mikel Sumës
nga kryeipeshkvia e Shkupit, ishte Gjon Kazazi ai që e drejtoi atë kryeipeshkvi nga
viti 1737. Me propozimin e Imzot Vinçenc Zmajeviqit, Kazazi u emërua vizitator apostolik
i kryeipeshkvisë së Sofjes dhe ipeshkvisë së Nikopolit, në Bullgari. Me 23 shtator
1743, Papa Benedikti XIV e emëroi imzot Gjon Nikollë Kazazin kryeipeshkv i Shkupit.
Palion e mori në Romë, me 16 dhjetor 1743. Gjatë qëndrimit në Romë, në vitin 1743,
imzot Kazazi zbuloi ne Bibliotekën e Propagandës Fide të vetmin ekzemplar të ruajtur
deri më sot të ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut, botuar ne vitin 1555. Po atë vit, 1743,
botoi edhe katekizmin e tij: "Breve Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in
lingua Albanese per l'utilitŕ, e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione. Da un
Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione" shtypur ne Romë nga "Stamperia
della S. Congregatione de Propaganda Fide."Kryeipeshkvi Gjon Kazazi shkoi disa herë
në Romë për vizitë "ad Limina Apostolorum". Pranë Varreve të Apostujve u gjunjëzua
për herë të fundit në vitin 1750 Kryeipeshkvi i Shkupit vdiq me 5 gusht te vitit 1752,
duke lënë gjurmë të pashlyera ne historinë e Kishës shqiptare, si bari e edukator
i klerit; e të albanologjisë, si zbulues i parë i librit më të vjetër të shtypur,
që njihet deri me sot. Nga katekizmi i imzot Gjon Kazazit Lutjet e Mëngjesit
Po
të falem o Zot i vërtetë, e po të bindem, e po të due me gjith zembër. Po
të falem nderës se më ke kriuom e më ke çperblem e më ke ruojtun këtë natë prej
ndonji mortje së pakujtueshme. Ty, o Zot po t’i falinj gjith(a) kujtimet e mija e
po të lutem të më ruojsh sod e për gjithë herë prej gjith fajesh e mpkatesh...