2009-08-04 16:34:20

Tajlandë:një avion përplaset në ishullin turistik, vdes piloti


(04.8.2009 RV)Aksident avioni në Tajlandë, vdes piloti e 41 plagosën rëndë. Një avion është përplasur me kullën e kontrollit në ishullin turistik të Tajlandës, Koh Samui. Sipas lajmeve, avioni i kompanisë lokale, Bangkok Airways kishte në bordin e tij 68 udhëtarë e katër pjesëtarë të ekuipazhit. Nga ky aksident mbeti i vdekur piloti, ndërsa 41 udhëtarë u plagosen dhe janë në spital por jashtë rrezikut për jetën. Avioni, nje ATR72, po ulej në aeroportin e Koh Samui, në jug të Tajlandës, kur si pasojë e shiut të forte me frymë doli nga pista dhe u përplas me kullën e kontrollit duke marrë flakë. Në kullën e kontrollit nuk kishte asnjëri në momentin e përplasjes së avionit.







All the contents on this site are copyrighted ©.