2009-08-04 16:36:29

Patentat e Shqipërisë do të njihen edhe në Itali


(04.8.2009 RV)Nga 15 gushti 2009 patentat e Shqipërisë do të njihen edhe në Itali. Patenta se Shqipërisë mund të konvertohet në patentë italiane, pa qenë nevoja që qytetari shqiptar, me rezidencë në Itali, të hyjë përsëri në provimet teorike e praktike, të parashikuara nga ana e autoriteteve italiane për pajisjen me leje drejtimi. Kjo ka vlerë për patentat e të gjitha kategorive, të lëshuara në Shqipëri, bën të ditur Gazeta Shqiptare. Vendimi i qeverisë shqiptare për këtë qëllim kishte hyrë në fuqi më 29 dhjetor të vitit të kaluar, por pala italiane e ratifikoi më vonë marrëveshjen dypalëshe. Marrëveshja midis dy qeverive do të ketë një kohëzgjatje prej pesë vjetësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.