2009-08-04 16:34:30

Afganistan: raketa të talebanëve mbi Kabul, objektivi ishte aeroporti


(04.8.2009 RV)Afganistan drejt zgjedhjeve, sulmohet me raketa Kabuli. Në Afganistan me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit, rritet dhuna. Kabuli është goditur sot në agim nga talebanët me së paku tetë raketa duke shkaktuar viktima, dëme të mëdha e shumë të plagosur. Sulmi i organizuar nga talebanët ka goditur në orët e para të mëngjesit zonën diplomatike të ambasadave, ku gjendet edhe shtabi i përgjithshëm i Natos.
Talebanët paralajmëruan se ky ishte vetëm fillimi e se ofensiva do të vazhdojë.
Duke marrë përsipër sulmin e kryer, një zëdhënës i talebanëve, konfirmoi se qëllimi i akteve është të tregohet se qeveria afgane nuk është në gjendje të garantojë sigurinë në Kabul, vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.