2009-08-03 17:39:46

Telegram ngushëllimi i Papës, për vrasjen e të krishterëve në Paksitan.


(03.08.2009 RV)RealAudioMP3 Telegram ngushëllimi i Papës, nënshkruar nga kardinali Bertone, për vrasjen e të krishterëve në Paksitan.
Fort të Nderuarit Jozef Cuts,
Ipeshkëv i Feizalabadit
Ati i Shenjtë shprehu dhimbjen e tij të thellë, sapo u njoftua për sulmet pa kuptim kundër bashkësisë së krishterë të qytetit të Gojrës, që patën si pasojë vrasjen e burrave, të grave e të fëmijëve të pafajshëm si dhe shkatërrime të pamasa. Ai ju porosit t’i transmetoni ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave e t’u shprehni solidaritetin të gjithë atyre, që përjetuan këtë akt të pakontrolluar. Njëkohësisht Shenjtëria e Tij ju ngarkon t’u jepni zemër të gjithë bashkësisë dioqezane e mbarë të krishterëve të Pakistanit që të mos i ndërpresin përpjekjet për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie, në të cilën ndjenja e thellë e besimit në vlerat njerëzore e fetare, karakterizohet nga respekti i anasjelltë i gjithë anëtarëve të saj. Në emër të Zotit u kërkon të gjithëve të heqin dorë nga mjeti i dhunës, që shkakton kaq shumë vuajtje e të rinisin udhën e paqes. Familjeve dhe të gjithë atyre që mbajnë zi për të vdekurit, me besim e shpresë të sigurtë në ringjalljen, Ati i Shenjtë u jep përzemërsisht Bekimin e Tij apostolik si peng ngushëllimi e force në Zotin.







All the contents on this site are copyrighted ©.