Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rasmussen synon reduktimin e KFOR-it në Kosovë.
(03.8.2009 RVBrenda viteve të ardhshme KFOR-i, forca e NATO-s në Kosovë duhet
të reduktohet në një forcë të vogël për ndërhyrje të shpejta. Ky është synimi i sekretarit
të ri të përgjithshëm të Natos Anders Fogh Rasmussen, në konferencën e tij të parë
shtypi në postin e ri. Natoja tashmë e ka reduktuar në mënyrë të dukshme praninë e
vet ushtarake në Kosovë, pas arritjes së misionit të BE-së Eulex, dhe tani përkufizohet
në ruajtjen e disa zonave më të ndjeshme për nga tensioni ndëretnik ndërmjet serbëve
e shqiptarëve. Fillimisht parashikohej tërheqja gati e plotë e trupave të NATO-s pas
arritjes së Eulexit, mirëpo situata në terren e ka detyruar shtyrjen e tërheqjes së
plotë të KFOR-it.