2009-08-02 13:47:26

Papa ia kushton Lutjen e Engjëllit të Tënzot Vitit Meshtarak dhe kujton Palin VI, dhuratë e Zotit e model i shenjtërimit meshtarak


(02.8.2009 RV)Benedikti XVI gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot duke folur për Vitin Meshtarak, i bëri homazhe sot “figurës së madhe të Papës Montini, Palit VI”, jeta e të cilit “thellësisht meshtarake dhe e pasur me shumë dhanti njerëzore, mbetët në Kishë një dhuratë për të cilën duhet falënderuar Zotin”. Ati i Shenjtë Racinger e kujtoi Palin e VI para lutjes së Engjëllit të Tënzot në Oborrin e pallatit apostolik të Kastel Gandolfo, me dorën në allçi por pa mbrojtës. Benedikti XVI kujtoi se vdekja e Papës Montini “ndodhi pikërisht këtu në Kastel Gandolfo” e sivjet më 6 gusht bie 31 vjetori.
Ati i Shenjtë Jozef Racinger e paraqiti Palin e VI si “një ndër figurat shembullore të shenjtërisë meshtarake” që në këtë Vit Meshtarak “ndihmojnë meshtarët të jetë krejtësisht të dashuruar të Krishtit”.
Duke përshëndetu besimtarët e shtegtarët e pranishëm të mbledhur në oborrin e pallatit apostolik në Kastel Gandolfo për të dëgjuar Engjëllin e Tënzot, Benedikti XVI ka falënderuar të gjithë “për afërsinë shpirtërore që i dëshmuan kur në Lë Kombë pësoi aksidentin e vogël në dorën e djathtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.