2009-08-01 12:51:52

Sot me 1 gusht Kisha katolike përkujtoi Shën Alfonsin Maria de' Liguori.


(01.8.2009 RV)Sot me 1 gusht, kalendari kishtar përkujton Shën Alfons Maria de’ Liguorin, ipeshkëv e dijetar i Kishës, themelues i Kongregatës të të Shëlbuemit.
Meshtar i shenjtë e muzikant i talentuar, autor i himnit të Krishtlindjes: "Ti zbret nga yjet", Shën Alfonsi lindi në Napoli më 27 shtator 1969. Kreu me sukses studimet dhe që në moshën 19 vjeçare ushtroi profesionin e avokaturës në gjykatë. Pas një gabimi gjyqësor, bërë pa dashje, braktisi profesionin dhe vendosi të bëhet meshtar, avokat i asaj drejtësie hyjnore që është përplot me mëshirë, që shfajëson çdo fajtor e fal çdo mëkat , kur njeriu pendohet e kërkon hir. Jetoi gjatë, 91 vjet. Vdiq në një nga shtëpitë e Kongregatës së themeluar prej tij në Noçera dei Pagani më 1 gusht 1787, i njohur që më të gjallë si shenjt.







All the contents on this site are copyrighted ©.