2009-08-01 12:43:01

Liturgjia e Fjalë së Zotit e dielës së 18-të gjatë vitit ‘B'


(01.8.2009 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takim in tonë javor të së shtunës me fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës së Zotit të dielës së 18-të gjatë vitit kishtar, ciklit dytë të gjatë vitit kishtar, sipas kalendarit liturgjik.
Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na kujton se nuk mund të jetojmë vetëm me bukë por edhe prej çdo fjala që del nga goja e Zotit. Pas tregimit të mrekullisë së shumëzimit të bukëve, për çka dëgjuan të dielën e kaluar, këtë të diele leximet biblike përqendrohen mbi fjalimin e Jezusit rreth Bukës së Jetës. Në këtë fjalim, të cilin do ta dëgjojmë në pjesën ungjillore, dalin në pah dy pika themelore: Së pari: Jezusi është buka e zbritur nga qielli, sepse i jep jetën e amshuar atij që e pranon përmes fesë në Të. Së dyti: Jezusi është buka e zbritur nga qielli, sepse i jep jetën e amshuar atij që ushqehet me mishin e gjakun e Tij. Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele, ndalet vetëm në pikën e parë.
Feja në Zotit, mes tjerash, do të thotë të dish të lexosh në mënyrë të posaçme fenomenet natyrore. Shkurtat e manhu për të cilat flet leximi i parë i kësaj së diele marrë nga libri i Daljes (Da 16.2-4.12-15) janë shenja të përkujdesit e të përdëllimit të Zotit ndaj njerëzimit. E sigurisht është thirrje të dimë ta kuptojmë e pranojmë praninë e Zotit, në vend që të zhytemi në ankime të mërzitshme e të pafrytshme.

Leximi i dytë nga Letra e Shën Palit drejtuar Efesianëve (Ef 4,7.20-24 trajton çështje e probleme të ndryshme morale e shpirtërore. Pali i nxit të krishterët të jetojnë jo si paganët në kotësinë e mendjes, por siç janë mësuar nga Krishti, të jetojnë një jetë të re sipas udhëzimeve të Jezusit.

Pjesa e Ungjillit nga Shën Gjoni kreu i jashtë(Gjn 6,24-35), që nga e diela 17 e deri të dielën e 21, ka si temë të vetme Jezusin bukë e zbritur nga qielli për t’u pranuar për të fituar jetën e amshuar.
“Kush vjen tek unë, nuk do të ketë më kurrë uri, kush beson në mua, nuk do të ketë më etje”, thotë Jezusi. Turma e popullit kërkon mrekulli tjera, mirëpo Jezusi në Ungjill e orienton të kërkojë atë bukë që nginë përgjithmonë: bukën e qiellit, vet personin e Jezu Krishtit.
E tani ti dëgjojmë së bashku leximet biblike të kësaj së diele...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.