2009-07-31 17:10:19

Vatikani konfirmon: do të realizohet një kompakt-disk me zërin e Benediktit XV


RealAudioMP3 Zëri i Benediktit XVI do të regjistrohet për herë të parë në një cd, shoqëruar me këngë, lutje e muzikë, e do të shpërndahet në mbarë botën për Krishtlindjen e ardhshme.
Lajmi, njoftuar në Londër nga Shtëpia prodhuese Diskografike Geffen UK/Universal, konfirmohet nga zëdhënësi i Vatikanit, atë Federiko Lombardi, i cili saktëson se është fjala për regjistrime të vëna në dispozicion nga arkivat e Radio Vatikanit e se Papa nuk ka pasur asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me shtëpinë prodhuese angleze.
“Nisma – shpjegon Atë Lombardi - lindi nga SanPaolo multimedia, e cila i kërkoi Radio Vatikanit disa regjistrime me zërin e Atit të Shenjtë, për të realizuar me to një cd.
Radio Vatikani, pas bisedës me Sekretarinë e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, vuri në dispozicion të paolinëve, tetë fragmente nga fjalimet dhe lutjet e Papës në gjuhë të ndryshme, gjithsejt më pak se dhjetë minuta regjistrim, shoqëruar, më pas, me pjesë muzikore. Një regjistrim i tillë është bërë edhe me zërin e Gjon Palit II, nën titullin ‘Abba pater”.







All the contents on this site are copyrighted ©.