2009-07-31 15:05:39

U paraqit stema e Ditës Botërore të Rinisë, Madrid 2011


RealAudioMP3 Kryeipeshkvia e Madridit paraqiti dje për shtypin stemën e Ditës Botërore të Rinisë, që do të mbahet në kryeqytetin e Spanjës në vitin 2011. Stema është miratuar tashmë nga Këshilli Papnor për Laikët. Të dëgjojmë drejtorin e Komunikimeve për Ditën Botërore të Rinisë, Santiago de la Sierva:
Stema paraqet një kurorë, ku duket qartë një kryq dhe të rinj që mblidhen në këmbët e tij, duke formuar një kurorë që është ajo e Zojës së Almudenës, Pajtores së Madridit. Simboli është pikturuar me të kuq, të verdhë dhe portokallì e do të jetë shenja grafike e të gjitha ngjarjeve të Ditës Botërore të Rinisë.
Koordinatori i përgjithshëm i Ditës Botërore të Rinisë 2011, imzot Sézar Augusto Franko Martines, ipeshkëv ndihmës i Madridit, qe ai që e paraqiti stemën para gazetarëve. A informoi për ndonjë gjë tjetër?
Pati mundësinë të informojë të pranishmit mbi të rejat e organizimit, si për shembull, si e kanë pritur ngjarjen autoritetet publike, Shtëpia mbretërore spanjolle, qeveria e Spanjës, bashkësia e Madridit e edhe bashkia e Madridit. Të gjithë kanë siguruar ndihmën dhe mbështetjen e tyre, që kjo ngjarje të përfshijë sa më shumë të rinj nga e gjithë bota. Komiteti po punon për përgatitjen e preventivit dhe të listës së ndërmarrjeve dhe personave, të gatshëm të sponsorizojnë ngjarjen, në mënyrë që Dita Botërore e Rinisë të jetë me të vërtetë “botërore” e të mund të vijnë edhe të rinjtë e vendeve, që kanë pak mundësi ekonomike.







All the contents on this site are copyrighted ©.