2009-07-31 16:04:59

Në Shqipëri 9, në Kosovë rastet të prekur me virusin A-H1N1


(31.7.2009 RV)Në Shqipëri konfirmohen katër rastet tjera të prekur me virusin A-H1N1, çka e çon në 9 numrin e personave me gripin e derrit në Shqipëri. Katër rastet e fundit janë 3 studentë dhe 1 shtetas nga Tirana. Rezultatet e tyre kanë mbërritur nga laboratori i Rumanisë dhe kanë rezultuar pozitive. Lajmi konfirmohet nga kryetari i Grupit të Punës së ngritur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë.
Në Kosovë konfirmohet rasti i dytë i virusit A H1N1. Sipas autoriteteve në Prishtinë, pacienti është një person 17 vjeçar, i cili kishte ardhur nga Irlanda. Rasti i parë i këtij virusi në Kosovë është paraqitur këtë javë, tek një fëmijë 9 vjeçar, i cili kishte ardhur nga Anglia. Autoritetet pohojnë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e pacientëve të prekur nga ky virus.







All the contents on this site are copyrighted ©.