2009-07-30 16:12:06

Nigeri: 600 të vdekur në ndeshjet ndërmjet ushtrisë dhe ekstremistëve islamikë


(30.07.2009 RV)Ushtria nigeriane fiton pozicione në Shtetin e Bornos, ku që nga e diela vazhdojnë ndeshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe milicive islamike. Sipas vlerësimeve të fundit, ato i kanë kushtuar jetën rreth 600 personave. Sot paradite u ndalën luftimet në qytetin e Majdugurit, pas marrjes së kështjellës së rebelëve nga trupat e rregullta. Militantët e sektit radikal Boko Haram deklarojnë se ata luftojnë për vendosjen e ligjit islamik të sharisë dhe kundër modelit të kulturës perëndimore.







All the contents on this site are copyrighted ©.