2009-07-30 17:03:10

Nato më transparente me sekretarin e ri Rasmusen


(30.07.2009 RV)Me Anders Fog Rasmussen, Nato-ja mund të bëhet një nga organizatat ndërkombëtare më transparente dhe të hapura për publikun. “Rasmusen, sekretari i ri i Natos është i vendosur që ta kthejë atë në një organizatë më transparente dhe më të hapur për publikun” - deklaroi zëdhënësi i Nato-s Xhejms Opothurai, tani kur nuk mungojnë veçse pak ditë nga momenti kur sekretari i tanishëm i Nato-s holandezi Jap de Hop Shefer, do ta lërë detyrën dhe vendin e tij do ta zërë ish-kryeministri danez Rasmusen. Shefer e ka drejtuar Aleancën e Atlanikut që nga viti 2004.
Mandati i tij përfundon të premten dhe me 1 gusht postin e tij do ta zërë, pra, pikërisht Rasmusen.
Zëdhënësi nuk dha hollësi për programin politik të Rasmusenit përveç faktit se sekretari i ri dëshiron ta bëjë Nato-n më transparente.







All the contents on this site are copyrighted ©.