Iran. Presidenti Khatami denoncon krimet kundër manifestuesve të burgosur.
(30.07.2009 RV)Ish-presidenti reformist Mohamed Khatami e cilësoi si krim dhunën
së cilës i janë nënshtruar manifestuesit e arrestuar ditët e kaluara nga policia e
që mbahen nëpër burgje. “Nuk mjafton të thuash se një burg nuk i përgjigjet parametrave
dhe ta mbyllësh atë” deklaroi Khatami duke iu referuar haptas vendimit të Udhëheqësit
Shpirtëror Suprem të republikës islamike Ali Khamenei, i cili të hënën urdhëroi mbylljen
e kampit të përqëndrimit të Kahrizakut në jug të Teheranit, ku ka patur disa të vrarë
ndër të burgosurit si edhe ka shpërthyer një epidemi meningjiti. Khatami tha se fjalët
“nuk i përgjigjet standardeve” nuk mund të fshehin faktin se disa nga të burgosurit
janë vrarë. Ndërsa sot pasdite, policia iraniane ndërhyri me gaz lotsjellës kundër
afro tre mijë demonstruesve gjatë ceremonisë përkujtimore të viktimave që po mbahej
në Mosalën e Madhe, në Teheran. Dje autoritetet ishin shprehur kundër kësaj demonstrate.