2009-07-30 16:12:19

Atentat i ri në Spanjë: 2 viktima në Majorka


(30.07.2009 RV)RealAudioMP3 Së paku dy vetë kanë vdekur pas shpërthimit të sotëm jashtë kazermës së Rojes Civile në ishullin spanjoll të Majorkës. Ka edhe shumë të plagosur. Atentati vjen vetëm 24 orë pas atij të marrë përsipër nga Eta në Burgos, ku mbetën të plagosur 54 vetë.
Kryeipeshkvi i Burgos, imzot Fransisko Xhil Helìn, nga ana e tij, u ka bërë thirrje atentatorëve të braktisin dhunën e të kthehen në rrugën e Zotit. Kreu i Kishës së vendit u shpreh më pas, afërsinë dhe dashurinë e tij të sinqertë të gjithë atyre që kanë vuajtur pasojat e atentatit dhe tregohet i gatshëm t’i ndihmojë.







All the contents on this site are copyrighted ©.