Kosovë: shpallja e pavarësisë në dhjetor në gjykatën e Hagës
(29.7.2009 RV)Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka caktuar datën e
1 dhjetorit të ardhshëm për fillimin e dëgjimeve publike lidhur vlerësimin e legjitimitetit
të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës e këndej nëse kjo ishte në harmoni
me të drejtën ndërkombëtare. Procedimi qe nisur në tetor të 2008, me mandatin e Asamblesë
së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjykatësit duhet të vendosin nëse deklarata
e pavarësisë e 17 shkurtit 2008 është në përkim me të drejtën ndërkombëtare. Afati
i fundit për paraqitjen e dosjeve nga ana e 36 Vendeve anëtare që kanë kërkuar të
dëgjohen, ka kaluar më 17 prillin e kaluar, ndërsa deri më 17 korrikun e kaluar patën
mundësinë e paraqitjes së komenteve të dosjeve. Mendimi i Gjykatës së Hagës nuk është
detyrues, por autoritetet e Beogradit shpresojnë të shfrytëzojnë “politikisht” prononcimin
eventual negativ ndaj deklaratës së njëanshme të pavarësisë. Këto dëgjime do të
fillojnë më 1 dhjetor 2009 dhe do të mbahen në selinë e gjykatës në Pallatin e Paqes
në Hagë. Kumtesë të këtillë ka paraqitur edhe Kosova.