2009-07-29 18:12:01

Atentat i Etës në Spanjë: mëse 60 të plagosur


(29.07.2009 RV)Atentat i Etës sot paradite në Burgos të Spanjës. Një autobombë shpërtheu para kazermës së Guardia Civil, duke shkaktuar rreth 60 të plagosur, ndër të cilët 22 gra e 5 fëmijë. Policia mendon se atentati është bërë nga separatistët baskë, të cilët, në ndryshim nga herët e tjera, nuk lajmëruan për shpërthimin me telefonatë. Ndërtesa ka pësuar dëme të shumta. Ky është atentati i tetë i Etës gjatë këtij viti. Organizata, e krijuar rreth 40 vjet më parë, ka humbur shumë nga konsensusi i popullsisë, por mbetet e rrezikshme, pasi drejtimi i saj në këtë moment është në dorën e të rinjve fanatikë, të cilët kërkojnë popullaritetin e terrorit dhe janë larguar nga beteja politike e baballarëve të tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.