2009-07-27 16:27:48

Zgjedhje presidenciale në Guinea Bisau


(27.07.2009 RV)U zhvillua dje në një klimë të qetë në Guinea Bisau, ballotazhi për zgjedhjet presidenciale ndërmjet Malam Bakai Sanha dhe Kumba Jala, të dy ish-presidentë të Republikës. Në turnin e parë, të zhvilluar në qershor, Sanha pati fituar mazhorancën relative. Vëzhguesit shprehin frikën se mos shpërthejë dhuna pas publikimit të rezultateve zgjedhore. Ish-koloni portugeze, Guinea Bisau është një nga vendet më të varfëra të Afrikës.







All the contents on this site are copyrighted ©.