2009-07-27 16:27:37

SHBA-të bëjnë përpjekje për rifillimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme


(27.07.2009 RV)SHBA-të përpiqen të ndihmojnë rifillimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, me anë të misionit të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë, Xhorxh Miçell në Siri, Izrael e në Territoret palestineze. Uashingtoni do të dëshironte që të rifillonin negociatat edhe ndërmjet Damaskut e Tel Avivit. Dje, i dërguari i presidentit Obama zbarkoi në Izrael pas Sirisë. Mbetet i rëndësishëm edhe roli i Libanit, ku armëpushimi me Izraelin mbahet nga kontingjenti ndërkombëtar. Ndërkaq, Egjipti është impenjuar në ndërmjetësimin e bisedimeve ndërmjet Fatahut dhe Hamasit, dy lëvizjet palestineze rivale, për ndërtimin e një qeverie të bashkimit kombëtar. Një dialog, që e ka bërë Shtëpinë e Bardhë të zhbllokojë 200 milion dollarë në favor të Autoritetit Kombëtar Palestinez.







All the contents on this site are copyrighted ©.