Presidentët e Malit të Zi e të Shqipërisë, Vujanoviç e Topi përurojnë panairin e IX
të librit shqip në Ulqin.
(27.7.2009 RV)Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në krye të një delegacioni
të Shqipërisë, shkoi sot në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në hapjen e Panairit IX
të Librit Shqip, që zhvillohet në qytetin historik të Ulqinit. Zyra e shtypit
e Presidencës bëri të ditur se, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim
Hajdinaga, Presidenti Topi, së bashku me homologun e tij, Presidentin malazez, Filip
Vujanoviç, do të përurojnë ngritjen e siparit të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor
rajonal. Panairi i Librit shqip të Ulqinit, i cili këtë viti mbërrin në edicionin
e nëntë të tij, zhvillohet nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Kryetarit të Komunës,
Gëzim Hajdinaga si dhe me mbështetjen e Ministrisë së të Drejtave dhe Pakicave Kombëtare
të Malit të Zi. Në këtë Panair gjejnë hapësirë kspozimi libra letrarë në
prozë e në poezi, studime albanologjike, historike, enciklopedike, fjalorë me autorë
dhe shtëpi të ndryshme botuese nga të gjitha trevat e populluara nga shqiptarët: nga
Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, etj