2009-07-27 16:25:59

Në Iran zëvendësohen katër ministra


(27.07.2009 RV)Në Iran ndërlikohet klima politike e problemet që dolën pas zgjedhjes si president të konservatorit Ahmadinexhad. Përveç protestave të vazhdueshme të opozitës, e cila u ka kërkuar autoriteteve të përkujtojë viktimat e manifestimeve të kaluara, edhe brenda mazhorancës gjendja është e nderë. Pas zëvendësit të vet, Ahmadinexhad u detyrua të heqë edhe katër ministra të tjerë, duke iu bindur kështu vullnetit të udhëheqësit suprem, Ali Khamenei.







All the contents on this site are copyrighted ©.