2009-07-27 16:26:55

Legjenda e kriketit australian ndjek gjurmët e Nënë Terezës


(27.07.2009 RV)Legjenda e lojës së kriketit në Australi, Stiv Uauh ndjek në Indi gjurmët e Nënë Terezës. Fondacioni që mban emrin e tij merret me fëmijët e sëmurë e të vuajtur të rrugëve të Kalkutës, ku ndodhet Udajan, një shtëpi pritjeje për lebrozët e vegjël.
Fillimisht, Stiv Uauh, 44 vjeç, jetonte veç për kriketin. E quanin “iceman” (njeriu i akullt), pasi nuk e humbte kurrë qetësinë dhe sigurinë në fushë. Pasi u bë kapiteni i kombëtares më të famshme në historinë e kësaj loje, në vitin 2004 u shpall “australiani i vitit” dhe e la sportin për t’iu kushtuar fondacionit bamirës, që mban emrin e tij. Sipas gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano”, qëllimi i tij në jetë ndryshoi pas takimit me Nënë Terezën.







All the contents on this site are copyrighted ©.