2009-07-27 16:54:46

Felipe Masa nuk ka dëme në tru


(27.07.2009 RV)Felipe Masa, piloti i Ferrarit, që pësoi aksident gjatë garës së Formula 1 në Hungari, nuk ka dëme në tru. Ky është rezultati i analizave të bëra në spitalin Aek të Budapestit, ku është shtruar. Nga aeroporti brazilian i San Paolos, gruaja e pilotit, Rafaela, shtatzënë, i kërkoi krejt botës të lutet për Felipe Masën.
Kujtojmë aksidentin: një sustë e makinës së Rubens Barrikelo, me një shpejtësi prej mëse 200 km/orë goditi kaskon e Masës, duke i shkaktuar thyrje mbi syrin e majtë dhe humbjen e kontrollit të makinës, e cila u përplas kundër barrierës mbrojtëse. Pas operacionit në kokë, Masa është transferuar në terapi intensive dhe mbahet në komë farmakologjike. Gjendja është e mirë, por mjekët akoma nuk e kanë deklaruar jashtë rrezikut.







All the contents on this site are copyrighted ©.