BE do ta shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit të vendeve nga Ballkani, si Shqipëria
(27.7.2009 RV)Sot në Bruksel Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë
për procesin e zgjerimit, veçanërisht për kandidaturën e Islandës për anëtarësim në
BE. Karl Bilt, ministër i jashtëm i Suedisë, e cila aktualisht e kryeson presidencën
e radhës së Bashkimit Evropian, tha para takimit se për Islandën "mund të jetë një
rrugë më e shkurtër, pasi ky vend tashmë është pjesë e tregut të përbashkët dhe e
zonës Shengen". Më tutje Bilt theksoi se derisa të punohet me Islandën lidhur me procesin
e pranimit, qeveritë e vendeve anëtare të BE së, nuk duhet t'i harrojnë vendet nga
Ballkani, siç janë Serbia apo Shqipëria, që synojnë anëtarësim. Sot ministrat e jashtëm
të BE-së pritet që ta përsërisin perspektivën për anëtarësim në BE të vendeve të Ballkanit
dhe të theksojnë se do ta shqyrtojnë kërkesën e Shqipërisë për pranim, pasi të kompletohen
procedurat e saj të zgjedhjeve.