SHBA:Obama premton reformën e sistemit shëndetësor brenda 2009.
(23.7.2009 RV)Presidenti i SHBA së, Barack Obama, ka ripohuar edhe një herë
me forcë mbështetjen e tij në reformat e sistemit shëndetësor amerikan brenda vitit
2009. Reforma e shëndetësisë është me rëndësi themelore për rimëkëmbjen e ekonomisë,
pohoi Obama . E pa të, rrezikohet shpartallimi i buxhetit federal e shtetit. Për të
paguar këtë reformë të shëndetësisë, Obama është i mendimit t’u vë taksa milionerëve.
Reforma në shëndetësi, që është një nga planet themelore të Presidentit Obama për
rimëkëmbjen e ekonomisë, e vlerësohet si provë e aftësisë së tij për të realizuar
reformat tjera dhe si matës i suksesit në qeverisje. Rezultatet e sondazheve më të
reja për Obamën, shënuan rënie të ndjeshme. Kujtojmë se rreth 50 milionë amerikanët
pa sigurim shëndetësor duhet të integrohen në sistem.