Papa e siguron për afërsinë Korazon Akuinon, shtruar në spital me sëmundjen e kancerit.
(23.07.2009 RV)Benedikti XVI i shprehu afërsinë e tij shpirtërore ish-presidentes
së Filipineve, Korazon Akuino, aktualisht e shtruar në spital, në Manila, për shkak
të një kanceri në zorrë. Përmes nunciaturës apostolike të Manilës, Papa e siguroi
ish-kryetaren e shtetit se lutet për shëndetin e saj, duke sqaruar se u njoftua për
sëmundjen nga kardinali Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit. Zonja Akuino
u ngushëllua shumë nga fjalët e Atit të Shenjtë. Kori Akuino, 76 vjeçare, ka qenë
presidente e vendit aziatik nga viti 1986 deri në vitin 1992. Mbeti në histori si
gruaja e parë që drejtoi një shtet aziatik e që i solli vendit të vet dhuratën e demokracisë.