2009-07-23 19:15:14

Në Përmet grabitet përsëri Kisha e Shën Mihillit në Tempull.


(23.7.2009 RV)Persona ende të pa indetifikuar nga policia lokale kanë vjedhur në orët e para të ditës së enjte kishën e Shën Mërisë në Tempull, që ndodhet në fshatin Bënje të komunës së Petranit, rreth 10 kilometra larg qytetit të Përmetit.
Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Përmetit thanë për ATSH-në se "grabitja u denoncua nga përgjegjësi i Kishës, i cili në momentin e hapjes së portës kryesore ka konstatuar mungesën e një ikone, dy dollapëve druri të skalitur si dhe të gjitha pjesët e gdhëndura të frontit të peshkopit, që të gjitha sende të çmuara që i përkisnin fillimit të shekullit 19-të".
Nga hetimet e policisë rezulton se "keqbërësit kanë hyrë në Kishë përmes portës kryesore të objektit, duke e shqyer atë me mjete të forta".
Kjo është hera e dytë brenda tre vjetësh që grabitet kjo Kishë. Në fillim të vitit 2007 në këtë kishë u grabitën katër ikona të vjetra që i përkisnin shekullit të XVIII.
Kisha e Shën Mërisë në Tempull i përket vitit 1776. Ajo është ndërtuar me gurë shtufi të lidhur me llaç gëlqereje, të vendosur në muraturë në mënyrë jo shumë të rregullt. Përjashtim bën apsida dhe pjesa poshtë murit lindor. Ato janë ndërtuar me gurë të skalitur dhe janë gjallëruar me një varg nikesh të larta e të kurorëzuara me harqe.Nga ATSH-ja







All the contents on this site are copyrighted ©.