2009-07-23 19:15:23

Kosova miraton anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar e në Grupin e Bankës Botërore.


(23.7.2009 RV)Kuvendi i Kosovës me unanimitet votoi sot ratifikimin e anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Grupin e Bankës Botërore.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pa asnjë votë kundër, marrëveshjen për Përvetësimin e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe miratuan Memorandumin e Misionit të Thesarit të Bankës Botërore të datës 23-25 qershor 2009.
Me këtë ratifikim, siç u tha në Legjislativ, Kosova merr përgjegjësi për kthimin e huas që ka marrë ish-Republika e Jugosllavisë në emër të investimeve në Kosovë, e njëkohësisht ka të drejtë, sikurse edhe shtetet tjera, të marrë kredi për investime kapitale.
Anëtarësimi Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB) është një arritje e jashtëzakonshme që ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit në njohje të reja për Kosovën, si dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike.







All the contents on this site are copyrighted ©.