2009-07-23 19:25:57

Klinton fton në samitin e Puketit për spastrim të plotë nga armët atomike, Pheniani refuzon dialogun.


(23.7.2009 RV)Koreja Veriore refuzon bisedimet.Koreja Veriore ka njoftuar se kundërshton çdo zgjidhje gjithëpërfshirëse në lidhje me programin e saj bërthamor dhe refuzon të kthehet në bisedimet, derisa Shtetet e Bashkuara të mos heqin dorë nga qëndrimi armiqësor kundrejt Phenianit. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i departamentit të organizimeve ndërkombëtare pranë ministrisë së Jashtme të Koresë Veriore, Ri Hong-sik, gjatë një konference shtypi në Forumin Rajonal të Asociacionit të Shteteve Juglindore të Azisë (ASEAN), i cili po mbahet në Puket të Tajlandës. Ri i mbylli derën çdo lloj oferte dialogu bërë nga sekretarja e Shtetit amerikan, Hilari Klinton, duke saktësuar se nuk ka asnjë të re e propozimet janë të pamjaftueshme për t’u kthye në tryezën e bisedimeve. Ditë më parë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, tha se administrata e presidentit Obama është e shqetësuar në lidhje me mundësinë e zhvillimit të lidhjeve ushtarake në mes të Koresë Veriore dhe Mianmarit.







All the contents on this site are copyrighted ©.