2009-07-23 17:42:32

Benedikti XVI emëroi imzot Beçiu nunc të ri në Kubë.


(23.07.2009 RV)Nunci i ri i Kubës do të jetë imzot Gjovani Anxhelo Beçiu, kryeipeshkëv titullar i Rozelës, deri tani nunc në Angola, Sao Tomé e Prinçipe. Në marsin e kaluar priti, në Luandë, Benediktin XVI, gjatë shtegtimit apostolik në Angola.
I diplomuar në drejtësi kanonike, prelati hyri në shërbimin diplomatik të Selisë Apostolike në vitin 1984. Deri tani ka shërbyer në SHBA, Afrikë, Azi e Evropë.
Në Havanë zë vendin e imzot Luigji Bonacit, emëruar më 14 marsin e kaluar, nunc apostolik në Lituani e Estoni.







All the contents on this site are copyrighted ©.