2009-07-22 19:43:26

Në Irak sulmohen shtegtarët shiitë iranianë


(22.7.2009 RV)Në Irak një grup njerëzish të armatosur kanë sulmuar një autobus që transportonte shtegtarë myslimanë të ardhur nga Irani për në provincën irakiane të Dijalës, duke vrarë pesë udhëtarë e plagosur 32 të tjerë. Shtegtarët iranianë po shkonin për të vizituar vendet e shenjta për shiitët, në zonën e Bakubës, në veri-lindje të Bagdadit. Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Sipas ekspertëve, pas këtij atentati është dora e al-Kaedes.







All the contents on this site are copyrighted ©.