2009-07-22 19:37:34

Hillary Clinton në takimin e lartë mbi sigurinë në Azi.


(22.7.2009 RV)Në ishullin e Phuketit, në jug të Tajlandës ka filluar Forumi për sigurinč në Azi, në të cilin marrin pjesë dhjetë Vende të Azisë si dhe një bllok i shtatëmbëdhjetë Vende mes SHBA-së, BE-së, Japonisë, Rusisë e Kinës. Në qendër të diskutimit dosja bërthamore e Koresë së Veriut, të drejtat e njeriut në Mjanmar e terrorizmi. SHBA-së janë të shqetësuara për transferimin e teknologjisë bërthamore nga Korea e Veriut në Mjanmar. Kështu tha në Tajlandë Sekretarja e SHBA-së Hillari Klinton. Aj foli edhe për Iranin duke e quajtur të “papranueshëm” faktin që Irani vazhdon në armatimin bërthamor. Duke folur në një konferencë shtypi në Tajlandë, ku gjendet për vizitë, Klinton shtoi se përpjekjet që janë bërë nuk do ta ndihmojnë Iranin në rritjen e fuqisë e të ndikimit të vet në nivelin rajonal apo global.







All the contents on this site are copyrighted ©.