2009-07-21 18:16:38

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me gripin e derrave.


(21.7.2009 RV)Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë e cila njofton se i prekuri është një student nga Gjirokastra. Analizat e kryera nga Instituti i Shëndetit Publik në Rumani treguan se i riu ishtë prekur nga një formë e lehtë e virusit. Nga analizat rezultoi se studenti e kaloi gripin si një grip normal. "Studenti i prekur më virusin A/H1N1 është një rast i izoluar" njofton ISHP duke pohuar se priten rezulatet edhe për 5 raste të tjera. Gjithashtu mësohet se i riu ka qenë shtruar në repartin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ku dhe iu mor mostra për kontroll.







All the contents on this site are copyrighted ©.