2009-07-18 13:29:38

Më 19 korrik, Kisha përkujton Shën Makrinën e re, murgeshë


(19.7.2009 RV)Makrina qe e parëlindura e dhjetë fëmijëve të Bazilit e Emanuelias, familje që jetoi në Ponto të Greqisë e familje e bekuar nga Zoti, sepse ndër bijtë e kësaj familje përveç Shën Makrinës, edhe Shën Bazilin e Madh, ipeshkëv i Cezaresë, Shën Gregorin ipeshkëv i Nisës e Pjetrin meshtar e murg. Shenjta njihet me emrin Shën Makrina “e re”, për t’u dalluar nga e gjyshja, që kishte të njëjtin emër e që qe ndjekëse e Shën Gregorit mrekullibërës. Gjyshi i saj nga ana e nënës qe martirizuar në epokën e Dioklecianit. Makrina sikur përmendem, qe motra e Bazilit të Madh, Gregorit të Nisës dhe Pjetrit të Sebastes. Në vitin 380 i vëllai, Gregori i Nisës, duke u kthyer nga Koncili i Antiokisë, e gjeti në shtratin e vdekjes e pati me të një bisedë të paharrueshme që u pavdekësua në faqet e dialogut “Mbi shpirtin dhe ringjalljen”. Vetë Gregori, duke i shkruar një letër vetmitarit Olimp mbi doktrinën asketike e shpirtërore, tregon jetën e Shën Makrinës si shembull të një jete kushtuar krejtësisht Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.