2009-07-17 18:06:56

Ndërroi jetë kardinali Zhan Marzheò.


(17.07.2009 RV)Ndërroi jetë sot, kardinali Zhan Marzheò, ipeshkëv nderi i Por-Luì, kryeqytet i ishujve Maurice: ishte 93 vjeç. Papa u shprehu ngushëllimet Kishës vendase, familjarëve e dashamirëve.
Kardinali, me origjinë nga Katr–Bo, kreu detyra të ndryshme baritore në dioqezën e vet. Dha ndihmesë të shquar në organizimin e Legjionit të Marisë e të skautëve. Njihet si themelues i Vatrave të Zojës së Bekuar.
I shuguruar meshtar në moshën 22 vjeçare, më 1966 u emërua ipeshkëv i Por-Lui. Me detyrën e kryetarit të ipeshkvijve të Oqeanit Indian, priti Papën Gjon Pali II në Sejshel, në vitin 1986 - e në Ishujt Maurice, në vitin 1989. Papa Vojtila e krijoi kardinal më 1988.
Me vdekjen e tij, Kolegji Kardinalor përbëhet nga 185 kardinaj, nga të cilët 114 me të drejtë zgjedhore.







All the contents on this site are copyrighted ©.