2009-07-17 12:35:29

Benedikti XVI në spitalin e Aostës për një thyerje të lehtë të kyçit të dorës së djathtë


(17.07.2009 RV)Papa Benedikti XVI është rrëzuar gjatë natës së djeshme në dhomën e vet, në shtëpinë ku po pushon në Lë Kombë të Vale d’Aostës. Ati i Shenjtë ka thyer lehtë kyçin e dorës së djathtë dhe është shtruar në spitalin e Aostës “Umberto Parini”. Mjekët e strukturës – informon komunikata e drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi – i kanë fashuar kyçin, në mënyrë që ai të mos lëvizë. Gjithsesi, para se të shkonte në spital, Papa ka kremtuar si zakonisht meshën dhe ka ngrënë mëngjesin. Në orën 9.45 është paraqitur para mjekëve.Aktualisht, po operohet në anestezi lokale për reduktimin e frakturës, operacion, që sipas mjekëve, nuk është i vështirë.








All the contents on this site are copyrighted ©.