2009-07-16 16:04:14

Ngushëllimet dhe lutjet e Papës për viktimat e aksidentit ajror në Iran


(16.07.2009 RV)Papa Benedikti XVI shprehu sot me anë të një telegrami, ngushëllimet e tij të ndjera për aksidentin ajror të djeshëm në veriperëndim të Iranit, ku ra një avion i Caspian Airlines, i nisur nga Teherani për në Jerevan të Armenisë. Siç dihet, aksidenti shkatoi 168 viktima e akoma ekspertët po mundohen të kuptojnë arësyet e fatkeqësisë.
Në mesazhin, që mban firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinal Tarçizio Bertone, Ati i Shenjtë tregohet i afërt me autoritetet civile dhe familjet e viktimave. U siguron të gjithëve lutjet e tij, duke kërkuar që forca dhe ngushëllimi i Zotit të gjithpushtetshëm e të mëshirshëm të paqtojë ata që derdhin lot për humbjen e të dashurve. Telegrami i dërgohet nuncit apostolik në Iran, imzot Zhan-Pol Gobel.







All the contents on this site are copyrighted ©.